Zonja blen shkopa veshësh për 50 cent, por kur sheh çfarë ka brenda tyre udhëton 12 kilometra për t’i kthyer ato!

Zonja blen shkopa veshësh për 50 cent, por kur sheh çfarë ka brenda tyre udhëton 12 kilometra për t’i kthyer ato!
By adminon January 23, 2019in Life
Ju mund ta keni dëgjuar këtë thenie më parë: Mos merrni gjërat që nuk ju takojnë. Kjo ndodhi me një grua në Kanada e cila bleu Q-tips ne një dyqan dhe kur e hapi kutone gjeti disa sende të fshehura brenda kutisë. Ajo shpejt i ktheu të gjitha në dyqan.

Loretta Simms, nga liqeni i Shawnigan, British Columbia në janar 2018, shkoi ne dyqan dhe vendosi të merrte një kuti me Q-tips për 50 cent.

“Q-tips doja ti perdorja për pastrimin midis dritareve”, tha Simms për CHEK News.

Pak nuk e dinte se një surprizë ishte duke pritur për të kur ajo u kthye në shtëpi dhe hapi kutinë.

“Oh Zot,” tha Simms.
Brenda kutisë së vogël ishin unaza diamanti dhe një varg margaritarësh. Tetë nga unazat kishin smeraldi, rubina dhe diamante mbi to.

Simms udhëtoi përsëri në dyqanin që ishte 12 kilometra nga shtëpia e saj, për të kthyer koleksionin. Stafi nuk mund të besonte se kutia ishte e mbushur me gjëra me vlerë.

Si u futën bizhuterite brenda kutisë Q-tip? Një burrë që jeton jashtë vendit po pastronte shtëpinë e motrës së tij pasi ajo iku dhe dhuroi kutinë në kete dyqan.

Simms tha se ajo nuk e meritonte të mbante kutinë, sidomos duke pasur parasysh se nga e kishte blerë atë. Të gjitha donacionet në dyqan që shiten shkojnë drejtpërsëdrejti për të ndihmuar pacientët në Spitalin Cowichan, prandaj ajo e solli atë përsëri.

Koleksioni i bizhuterive, i cili vlerësohet në mbi 1.800 dollarë nga një vlerësues vendor, është blerë nga dikush.

Mendimet dhe veprimet e Simms u përqendruan tek të tjerët më shumë se vetë. A do të kishit bërë të njëjtën gjë?

/©positive-news.xyz
përktheu j.memeli/

You may also like...