Si të veproni që patëllxhanët të mos thithin shumë vaj

Patëllxhanët kanë disa truke për t’u gatuar, sidomos kur skuqen apo kavardisen.

Kur gatuhen në mënyrën e duhur, patëllxhanët janë një ushqim i butë dhe shumë i shijshëm. Por nëse jo, historia ndryshon krejtësisht duke marrë një pjatë të rëndë, plot yndyrë dhe aspak me shije, ndaj ja si të mos lejoni që patëllxhanët të thithin shumë yndyrë gjatë gatimit.

Lyejini patëllxhanët me vaj.

Në vend që të hidhni vajin në tigan, lyejini tulin e patëllxhanëve, do të keni më shumë kontroll mbi vajin që përdorni. Kjo metodë funksionon perfekt nëse e keni ndarë në rripa apo në mes patëllxhanin.

Futini në mikrovalë në fillim.

Para se t’i vini në sobë, futini pak në mikrovalë fetat e patëllxhanëve. Paragatimi i patëllxhanëve (në një pjatë të mbuluar me letër kuzhine) përreth 5 minuta ndihmon në prishjen e strukturës sfungjerore të patëllxhanit, çka do të ndihmojë të mos thithë shumë vaj.

Kriposini para gatimit.

Kjo mënyrë nuk është efikase për t’u hequr hidhësinë patëllxhanëve, por duke i bërë “të djersijnë” parandalohet thithja e vajit. Dihet që kripa nxjerr jashtë lëngjet, ndaj duke i mbushur poret sfungjerore të patëllxhanit me lëng, parandalohet dhe thithja e vajit.

Zhytini në qumësht.

Kjo mënyrë ka të njëjtin qëllim si mënyrat e mësipërme: të mbushë strukturën e patëllxhanit me qumësht dhe jo me vaj. Lërini për 1 ose 2 orë fetat apo kubet e patëllxhanit në qumësht

You may also like...