Shpërndaje nëse nuk mund ta ndihmosh! 3 vjeçari lufton me jetën, Aurela Gaçe APEL për NDIHMË: Sirdi nuk mund të luftojë i vetëm

Sirdi Pambuku është 3 vjeçari, që po lufton me një sëmundje tepër të rëndë. Vogëlushi është diagnostifikuar me Leucemi Akute Limfoblastike.

Ai po lufton me një luftë të vështirë dhe të gjatë me jetën. Serdi ka përfunduar me sukses terapinë e parë në Itali, ndërkohë për të vazhduar më tej i duhet ndihmë në vlerë monetare.

Prindërit e tij kanë bërë apel për ndihmë ndaj të gjithë qytetarëve, duke ju ofruar mirënjohjen e tyre.

‘Sirdi jonë i ëmbël, drita e syve, gëzimi i familjes është diagnostikuar me Leucemi Akute Limfoblastike. Jemi një familje e re dhe Sirdi është fëmija jonë i vetëm për të cilin jemi të gatshëm të japim gjithçka. Ai është vetëm 3 vjeç dhe ka përpara një luftë të vështirë dhe të gjatë me jetën.

Ju lutemi të gjithëve të na ndihmoni qoftë dhe sado pak pasi çdo vlerë e vogël për ne do të thotë shumë. Mundësitë tona janë të pakta por me ndihmën tuaj mund t’ja dalim! Do të Ju jemi mirënjohës përjetë dhe lutemi që Sirdi një ditë t’jua shpërbleje të gjithëve.Ju jemi mirënjohës! Familja Pambuku’, është APELI për NDIHMË i familjarëve.

Ndërkohë e para që ka ofruar ndihmën e saj është këngëtarja e njohur Aurela Gaçë.

‘Unë sapo e dhashe ndihmen time ne Gofundme…i vogli ka nevoje për ne. Sirdi i vogel eshte luftarak, ndaj nuk mund ta leme te luftoje i vetem! Ai ka perfunduar me sukses terapine e pare ne Itali dhe vazhdon te luftoje!

Ju lutem miq, shperndani kete apel per ndihme te familjes se tij, dhe te gjithe bashke te ndihmojme Sirdin te fitoje betejen! Bashke me ne ai eshte me i forte! Bashke me ne ai do fitoje!’, shkruan Aurela në ‘Instagram’.

*Nr i llogarisë: ALTIN PAMBUKU, Nr. i llogarise ne ALL: 00001368830, IBAN ne ALL: AL75213110130000000001368830, Sëift Code: PUPPALTR, Societe Generale Albania”

Ose nepermjet platformes #gofundme :

https://www.gofundme.com/all-for-little-sirdi

You may also like...