Përralla e Lev Tolstoit: gjyshi plak dhe nipi

Shumë shpesh ne zemërohemi kur diçka shkon keq dhe madje qortojmë fort njerëzit me të cilët jemi të zemëruar. Por rrallëherë mendojmë për faktin se mund ta gjejmë veten në një situatë, ku ata do të zemërohen me ne. Çdo gjë në këtë botë kthehet si një bumerang. Kjo duhet të mbahet mend që të mos bëhen gabime, për të cilat mund të pendohemi.

Një plak u zhvendos për të jetuar me djalin e tij, nusen dhe nipin katërvjeçar. Duart e tij dridheshin, sytë nuk shihnin mirë, ecjen e kishte të çalë. Familja hante së bashku në të njëjtën tavolinë, por duart e plakura e që dridheshin të gjyshit, dhe shikimi i dobësuar bënin këtë proces të vështirë.

Bizelet derdheshin nga luga në dysheme, kur mbante gotën në duar, qumështi derdhej mbi mbulesën e tavolinës. Djali dhe nusja irritoheshin gjithnjë e më shumë prej kësaj.

“Duhet të bëjmë diçka”, tha djali. “Sikur të mos mjaftojë që ha me zhurmë, tani edhe qumështi që derdh mbi tavolinë dhe ushqimi në dysheme”.

Burri dhe gruaja vendosën të vendosnin një tryezë të veçantë në cep të dhomës. Atje gjyshi filloi të hante vetëm, ndërsa pjesa tjetër e familjes shijonte darkën. Pasi gjyshi i theu enët dy herë, ata filluan t’i shërbejnë disa ushqime në një tas prej druri. Kur njëri prej familjarëve shikonte gjyshin, ai ndonjëherë kishte lot në sy, sepse ishte i vetëm. Që atëherë, të vetmet fjalë që dëgjoheshin për të ishin qortime kur hidhte një pirun ose derdhte ushqime.

Djali 4-vjeçar vështronte në heshtje. Një mbrëmje para darke, babai e pa duke luajtur me një send të drunjtë në dysheme. E pyeti butësisht të birin:

“Çfarë po bën?”
Djaloshi iu përgjigj:
“Po bëj një tas prej druri për mamin, që të hajë kur unë të rritem”.
Djali buzëqeshi dhe vazhdoi të punojë.

Ato që tha vogëlushi i shastisën prindrit, që mbetën pa fjalë. Më pas, sytë iu mbushën me lotë. Edhe pse nuk thanë asnjë fjalë, të dy e dinin çfarë të bënin. Atë mbrëmje djali shkoi tek babai, e mori për dore dhe e uli në tryezë. Të gjithë ditët që i mbetën ai hëngri me familjen. Dhe për një arsye, as bashkëshorti dhe as e shoqja nuk shqetësoheshin kur i binte piruni, kur derdhej qumështi mbi tryezë apo ushqimi në dysheme.

/ një mendje e bukur

You may also like...