Muaji i dytë i mjaltit, Rezarta dhe Ermali po shijojnë pushimet në destinacionin përrallor (FOTO)

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta e bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, prej disa kohësh po shijojnë muajin e dytë të mjaltit.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rezarta mori propozimin e dytë nga Ermali, pas pothuajse 15-vitesh martesë.

Ajo ka publikuar foto e video të ndryshme në profilin e saj në “Instagram”, ku ka ndarë me ndjekësit momentet më të bukura nga pushimet përrallore të çiftit.

Së fundmi, ata kanë udhëtuar për në Zvicër, teksa po qëndrojnë në vendin me peizazhin më fantastik me dëborë.

Në njërën nga videot e postuara në “Instagram”, Rezarta shfaqet mjaft e relaksuar, me rroba banje të kuqe, në një pishinë me ujë të ngrohtë, teksa rreth e rrotull natyra i ofron një pamje piktoreske!

You may also like...