Kurrë mos u marto me një mashkull, që nuk respekton nënën e vet! 30 Thënie Për “Vath në Vesh”!

Leighton, Edmund Blair; The Wedding Register; Bristol Museums, Galleries & Archives; http://www.artuk.org/artworks/the-wedding-register-188739

Lërini lajmet “e zeza” dhe fokusohuni te informacionet pozitive.

Dhe, thëniet e njerëzve të shquar, por edhe ato anonime, janë perla frymëzimi që do t’ju duhen për të qenë më pozitivë me veten dhe të tjerët.

Pas çdo aforizme, fshihet një mesazh, për t’u furnizuar me energji dhe dëshirë për të ecur më fort drejt suksesit, apo në marrëdhëniet në familje dhe shoqëri.
30 thënie…

1. Asnjë femër nuk duhet kurrë të martohet me një mashkull, i cili e urren apo nuk respekton nënën e vet. – Martha Gellhorn

2. Një shoqëri nuk ka asnjë shans për sukses nëse femra e asaj shoqërie nuk është e edukuar. – Khaled Hosseini

3. Nëse e tregoni të vërtetën, nuk keni nevojë të mbani mend asgjë. – Mark Twain

4. Asgjë nuk e forcon më shumë autoritetin se sa qetësia. – Leonardo da Vinci

5. Në këtë botë ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata që duan të dijnë dhe ata që duan të besojnë. – Friedrich Nietzsche

6. Si zakonisht, pas çdo gruaje të mirë qëndron një idiot. – John Lennon

7. Njeriu vuan vetëm sepse ai i merr shumë seriozisht gjërat të cilat Zoti i ka krijuar për dëfrim. – Alan W. Watts

8. Dënimi i gënjeshtarit nuk është vetëm se atij nuk i beson askush, por ai nuk mund ti besoj askujt. – George Bernard Shaw

9. Ai që e lëviz malin fillon duke larguar nga rruga gurët e vegjël. – Konfuci

10. Nuk jam dakord me atë që thua, por jam i gatshëm të jap jetën që të mundesh ta thuash. – Volter

11. Siguria e pushtetit bazohet mbi pasigurinë e qytetarëve. – Leonardo Shasha

12. Arti dhe revolta nuk do të vdesin, përveçse me njeriun e fundit mbi tokë. (Dostojevski)

13. Në kujtohet një tip i çuditshëm që urrente të gjithë njerëzit; ata të fuqishmit për shkak se shfrytëzonin dhe poshtëronin të dobëtit, dhe të dobëtit pse lejonin të shfrytëzoheshin dhe poshtëroheshin. (C.W. Braun)

14. Nëse një njeri ka një ide për madhe mbi veten e vet, të jeni të sigurtë që është e vetmja ide që ka pasur në jetën e tij. (Proverb anglez)

15. Në një udhë të gjatë, vetëm i afti ka fat. (Meneandri)

16. Askush s‘mund të tregojë për një kohë të gjatë një fytyrë ndaj vetvetes dhe një tjetër ndaj njerëzve, pa përfunduar tek të mosditurit se cila është ajo e vërteta. (Nataniel Hauthorn)

17. Pakënaqësia është hapi i parë drejt progresit. (Oskar Uajlld)

18. Mbërritja e një ideali, është shpesh fillimi i zhgënjimit. (Stenli Balduin)

19. Mendoni si një njeri i veprimit, dhe veproni si një njeri i mendimit. (Henri Bergson)

20. E ardhmja na mundon, e shkuara na mban pas, e tashmja në shpëton duarsh. (Gustav Flober)

21. Vetëm të dobëtit kanë frikë se mos ndikohen nga të tjerët. (Gëte)

22. Në rast se nuk mundesh të kesh atë që do, atëherë përpiqu të duash atë që mund të kesh. (Ibn Gabirol)

23. Ai që heq dorë nga liria për të garantuar sigurinë, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë. (Benxhamin Frenklin)

24. Kryej çdo veprim, si të ishte i fundit në jetën tuaj. (Mark Aureli)

25. Porta e mbyllur më mirë, është ajo që mund të lihet e hapur. (Proverb kinez)

26. Çdo njeri lind binjak, ai që është dhe ai që kujton se është. (Martin Kesel)

27. Shpifja përfill mediokrit, u ngjitet pas vetëm të mëdhenjve. (Françesko Krispi)

28. Një gjë e mirë nuk na pëlqen, kur nuk jemi në lartësinë e saj. (Niçe)

29. Një grua e ndjeshme kurrë nuk mund të jetë e lumtur me një budalla.
(George ëashington)

30. Në dashuri shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë. (François de La Rochefoucauld)
/shkollaesuksesit/

You may also like...