Farmacistja në Tiranë i bën gjëmën një gruaje

Një grua e ka pësuar keq, teksa i ishte drejtuar një farmacie për të marrë disa ilaçe që i kishte dhënë mjekja.

Gjatë ditës së sotme, e premte, u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, për shtetasen M.N., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion farmaciste.

Kjo pasi akuzohet se më datë 4 shkurt, gabimisht, i ka dhënë jo sipas recetës medikamente 36-vjeçares Valmira Bardhi, banuese në Tiranë.

Pas përdorimit të ilaçeve nëna e gruas, ishte bërë keq dhe nuk kishte pasur përmirësim, duke iu drejtuar sërish mjekut ku ishte vizituar.

“Ja këto ilaçe ka pirë, siç mi dhe ti, por asgjë”, i ka thënë gruaja mjekut që po ndiqte të ëmën, ku ky i fundit ka mbetur i shokuar kur ka vënë re se nuk ishin ilaçet që i kishte shkruar në recetë.

Për rrjedhojë 36-vjeçarja iu drejtua komisariatit nr.6 të policisë, duke denoncuar farmacisten.

“Unë quhem Valmira Bardhi. Kam mamin 63 vjeç, e cila vuan nga hematoma në kokë, ka mpiksje gjaku. E çoj për vizitë te doktori dhe na jep recetën me ilaçe.

Shkoj në farmaci, dorëzoj recetën, më tha që do bënte porosinë e mjekimeve dhe të shkoja t’i merrja më vonë. Shkoj në mëngjes t’i marr dhe ishte farmacistja punonjëse.

Farmacistja nuk e kishte lexuar mirë llojin e ilaçit dhe nga ‘ancopir’ më jep ‘diazepam’, gjumësjellës. Ndërkohë që mami merrte gjumësjellës tjetër nga doktori, ‘alprazolam’ dhe u bënë dy gjymësjellës.

Ia vazhdoj unë mamit, sipas asaj që më dha ajo, 2 kokrra në ditë ‘diazepam’ dhe 3 herë nga 5 pika ‘alprazolam’. Ishte super dozë e rëndë.

Shihja mamin, në gjumë. Thashë t’ia heq vetë 1 kokërr ‘diazepam’ dhe pjesën tjetër t’ia jap se doktori ia ka dhënë për qetësim, gjumësjellës. Sa vinte e po rëndohej mami, vetëm në gjumë gjithë ditën. Ngrihesha e shihja a është a s’është gjallë.

“Shkoj te farmacistja me recetë në dorë dhe i them: ‘Të lutem mund të ma lexosh pak këtë?’ S’më kthente përgjigje. I thashë me ç’të drejtë mund t’i japësh ‘diazepam’ në vend të ‘ancopirit’, multivitamin. Më thotë që janë gjëra që ndodhin, s’e gjeti gjë dhe kaq”, rrëfeu gruaja për emisionin ‘Stop’./a.y/noa.al

You may also like...