Ekskluzive/ “Djalë king 2 metra”, ky është mashtruesi i sofistikuar me kostum që bën kërdinë me 50-euroshe falso

Rastet e mashtrimit janë bërë diçka e zakonshme në vendin tonë. Në mos jemi ne vetë viktima e këtij akti të shëmtuar, me siguri do të jetë ndonjë i afërm apo person që njohim.

Në të shumtën e rasteve fajtori nuk gjendet kurrë dhe kjo vepër penale mbetet e pandëshkuar edhe në rastet kur denoncuesi ka pamje filmike të personit.

Ditët e fundit një numër jo i vogël denoncuesish kanë raportuar për redaksinë e JOQ Albania disa raste mashtrimi (Rasti 1 / Rasti 2) me para falso në Durrës dhe Tiranë, të kryera nga i njëjti person.

Sipas denoncimeve që kanë mbërritur në JOQ Albania, ky person i veshur me kostum të mashtron me pamjen e tij prej një personi të sofistikuar dhe shfaqet shumë i qetë gjatë kohës që bisedon me “viktimat” e tij.

Ai është filmuar nga të gjitha kamerat e bizneseve, të cilët ka mashtruar me 50-euroshe falso, por kjo nuk e ka ndalur në asnjë moment.

Sipas një denoncuesi, i riu ka disa vite që i është futur këtij profesioni dhe e ka bërë rrugë.

Pavarësisht denoncimeve të shumta që i kanë shkuar policisë për identifikimin e tij, asnjë veprim nuk është ndërmarrë, teksa ky person endet i lirë dhe shënjestron “prenë” e radhës për të mashtruar.

Personi është identifikuar me inicialet G.B., 31 vjeç nga Lushnja.

Denoncuesi rrëfen:

Brenda mundesive publikoheni se esht super mashtrues ka 10 vjet qe vtm mashtron. Esht me origjine nga Lushnja.

Publikoheni se ka mar shum veta ne qaf demin e fundit e beri ne Divjak duke mar xhiron ditore te nje resort i Divjakes plus mori dhe nje makin Benz i tha pronarit te bej nje xhiro dhe kerrciti iku.

Eshte i papare leviz sa ne qytet ne tjetrin po dhe si ven re se kshu mashtrime ha dreka darka neper restorante vete fillon pune merre xhiron e dites fle neper hotele i mashtron se kshu esht djal king 2 metra dhe vishet e mban veten esht tamam tipik mashtrus i lindur.

Beni kujdes nga ky njeri sepse esht mashtrues i lindur jepi emer mbiemer dhe foton e kush e sheh te lajmeroj policin se ja keta me ato leket fallco duhet ta denoncojn ate ne polici!”

You may also like...