Dërgon iPhone nga Londra dhe ia vjedhin në postë, emigranti: Do ta paguash!

Nuk është hera e parë që hasen probleme me postën, ku rastet shkojnë deri në ato raste ekstreme kur pakoja e dërguar nga jashtë hapet dhe vidhet produkti brenda saj.
Një emigrant shqiptar nga Londra ka shkruar për JOQ.al dhe pretendon se një postë në Tiranë i ka vjedhur iPhone-in e nisur për familjarët.

Emigranti shkruan për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ! Desha të bëja një denoncim për një postë shqiptare, kam dërguar një telefon “iPhone” nga Londra në Shqipërim kur mbërriti atje i thanë personit që shkoi ta marrë se duhet të paguajë një shumë prej 100 € që ta tërheqë, sepse sipas sistemi i postës nuk e lexon kodin e dërgesës dhe se duhet ta kthejnë sërish në Londër.
Pakoja më ka ardhur, por telefoni është vjedhur. Ju lutem a mund t’më japë dikush zgjidhje se çfarë duhet të bëjmë me të tilla plehra??

Kushdo qoftë ai që e ka vjedhur, ta dijë që do e paguajë sa për 1000 iPhone të tjerë.

Pakoja më ka ardhur bosh, vetëm me një letër brenda. Ajo posta që e ka pritur pakon në Shqipëri quhet “Fedex” dhe ndodhet tek rruga ‘Mine Peza”. Duket që ka ardhur bosh për arsye që në fillim ka pasur peshën 174 gr dhe kur është kthyer 0.18 gram.”

Më poshtë janë edhe fotot e pako së djalit i cili ka nisur postën./JOQ.al

You may also like...