Burri merr vendimin drastik për gruan që e tradhtoi

Një ngjarje për nder u shënua rreth dhjetë ditë më parë në Zall Bastar të Tiranës, ku një vajzë 20-vjeçe u kap mat me të dashurin e saj, ndonëse ishte e martuar.

Kështu vëllai i saj Esat Canim i prekur në nder, humbi toruan dhe qëlloi të dashurin e motrës, Arben Gjecin.

Në kushtet kur i dashuri po jepte në një dhomë të veçuar të banesës së të shoqit, Elida Cani telefonoi të shoqin dhe i tha çfarë kishte ndodhur, duke i rrëfyer tradhtinë.

Kështu në bashkëpunim, e nxorën Gjecin e plagosur me levë hekuri në rrugë, duke inskenuar një rrëzim, me synim fshehjen e ngjarjes.

Por policia zbuloi gjithçka Por ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dha masën e sigurisë arrest me burg për vëllanë e Elidës, Esat Cani i dyshuar si autor i krimit, “arrest shtëpie” u vendos për të dhe bashkëshortin e saj Dëfrim Kurti.

Mirëpo ekzekutimi i masës së sigurisë nuk është bërë në shtëpinë e Kurtit për 20-vjeçaren.

Kjo pasi i riu e ka dëbuar nga shtëpia Elidën, madje ka nisur edhe procedurat e divorcit.

Kështu teksa, Kurti po e vuan arrestin e shtëpisë në banesën e tij, Elida është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj. /a.y/noa.al

You may also like...