Bleona Qereti habit me lajmin e ëmbël : Nënë për herë të parë

Disa muaj më parë, këngëtarja Bleona Qereti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një video nga spitali, ku shfaqej duke injektuar një shiringë në barkun e saj. Ky veprim bëri xhiron e rrjetit dhe Bleona sqaroi se po e bënte këtë veprim për të ngrirë vezët, në mënyrë që të bëhej nënë në momentin që ajo do të dëshironte dhe kur të gjente partnerin e duhur.

Mirëpo së fundmi, këngëtarja ka hequr dorë nga ngrirja e vezëve dhe i ka befasuar të gjithë me një foto ku tregon se është gati të bëhet nënë. Në foton e shkrepur në spital, Bleona shkruan se ka ardhur momenti të bëjë ferilizimin In Vitro.

“Kur nuk e ke gjetur të duhurin, ka gjithmonë një zgjidhje, fertilizimi.”- janë fjalët e këngëtares në postim.

Njëra prej mikeshave të ngushta i komenton Bleonës se tashmë do të bëhet teze dhe këngëtarja e konfirmon këtë lajm, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

You may also like...