Ami zbulon per here te pare foton e SIA-s se vogel, ja kujt i ngjan vajza e vogel/ Foto

Disa minuta më parë është publikuar një trailer i shkurtër i emisionit ‘Xing me Ermalin’, përkatësisht puntata që do transmetohet mbrëmjen e nesërme.

Vetë moderatori, Ermal Mamaqi, e ka cilësuar si emisionin më të veçantë që ka realizuar, pasi është i mbushur me shumë dashuri. Të gjithë presin surpriza të mëdha nga mbrëmja ku e ftuar speciale është bashkëshortja e Ermalit, Amarda Toska.

Biseda duket se do të jetë argëtuese dhe shumë emocionuese. Detaje nga jeta familjare e tyre do të zbulohen në vazhdimësi, por më e bukura është zbuluar që sot.

Për herë të parë, çifti i njohur i showbiz-it na prezanton me Sian, të voglën e familjes, e cila erdhi në jetë 9 muaj më parë dhe deri më sot nuk e kishim parë asnjëherë si dukej.

 

You may also like...