Aksidenti i Eni Çobanit dhe Edita Tahirit, flet mikesha e avokates: Makina përfundoi në humnerë

Avokatja e njohur Eni Çobani dhe ish-ministrja e Jashtme e Kosovës Edita Tahiri jane perfshire ne nje aksident ne Tropoje, teksa makina me te cili udhetonte ka rrëshqitur në humnerë për shkak të ngricave.

Pranvera Vatoci, juriste ne Gjykatën e Tropojës, njeherezai mikeshe e avokates Çobani qe ka qene deshmitare ne ngjarje ka treguar per here te pare se cfare ndodhi dhe thekson se ishte nje mrekulli qe kane shpetuar.

Postimi i Vatocit.

“Miq! Sikunder dhe mediat kanë informuar me dt.27 janar 2019 në hyrje të qytetit Bajram Curri për shkak të motit të akullt mikeshat e mia të nderuara Edita Tahiri dhe Eni Çobani pësuan me automjetin e tyre një rrëshqitje e cila në ç’do rast tjetër mund të shndërrohej në një ngjarje tragjike. Duke qenë dëshmitare pasi unë me miken time Rezarta Metaliaj nga automjeti i jonë pamë me sytë tonë automjetin tip “Audi Q5” drejtuar nga Eni Çobani teë rrëshqasë në humnere tek “Kthesa e Shydenicës”…! Përveç mrekullisë që bëri Zoti duke shmangur fatalitetin arsyeja e kapërcimit të këtij rasti pa pasoja është intervenimi i grupit të gatshëm të Komisariatit të Policisë së Tropojës. Si heronj të vërtetë profesionalistë dhe humanistë të pashembullt punonjësit e policisë Esat Sinani, Kastriot Ponari dhe Alfred Metaliaj bënë të mundur nxjerrjen nga makina e humnera si dhe transportin e zonjave Tahiri e Çobani drejt Spitalit Bashkiak Tropojë. I njëjti përkushtim e profesionalizëm na priti dhe nga personeli i urgjencës. Duke falënderuar sërish Zotin që ndihmoi miket e mia po ashtu falënderoj këdo që na u gjend pranë me mirësinë e përkujdesjen shembullore”, shkruan Vatoci.

You may also like...