50-vjeçarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, i vendos bebit emrin e veçantë

Zenepja dhe Gëzimi u bënë të njohur për publikun në emisionin “Njerëz të padukshëm”, të moderuar nga Anjeza Maja, ku treguan historinë e tyre të dashurisë dhe lajmin e bukur se po bëhen prindër.

“Nuk e mendoja se do martohesha ndonjë ditë. Por Zoti është i madh dhe më ka bekuar me një shtatzëni”, u shpreh Zenepja.

50-vjeçarja është bërë sot nënë për herë të parë. Zenepja e ka lindur vajzën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Zenepja e kaloi shtatzëninë në spital pasi nuk mund ta përballonte e vetme duke qenë se nuk mund të ecë.

Zenepja dhe Gëzim i kanë vendosur vajzës emrin El’Ana që do të thotë “Zoti na u përgjigj” dhe vogëlushja gëzon shëndet të plotë.

You may also like...