Ide gjeniale: Vetem 1 perberes dhe pastroni njollat e veshtira te ujit ne lavaman!

Nëse njollat e ujit gëlqeror po prishin pamjen e lavamanit tuaj të kuzhinës, atëherë ju do të dëshironit të kishit një zgjidhje sa më efikase. Me ndihmën e vetëm një përbërësi, ju do të jeni në gjendje të ktheni lavamanët tuaj të zymtë, në gjendjen e tyre shkëlqyese të mëparshme.

Pra, çfarë është përbërësi magjik për t’i bërë këto njolla të bezdisshme të zhduken?

Uthulla e bardhë e distiluar.

Materialet:
uthull e bardhë, leckë e pastër, sfungjer, tas

Hapi 1: Hidhni uthullën në një tas. Zhytni lecken plotësisht në uthull.
Hapi 2: Vendoseni leckën rreth bazës së rubinetit tuaj (ose kudo që keni njolla të forta të ujit) dhe lereni për një orë.
Hapi 3: Hiqni leckën dhe përdorni sfungjerin tuaj të vjetër për të pastruar mbetjet e ngelura.
Hapi 4: Përsëriteni në të njëjtën zonë nëse keni nevojë, ose lëvizni leckën në një pjesë tjetër të lavamanit.

Uthulla e bardhë përmban acid acetik, i cili është një acid më i fortë se acid karbonik, gjendet në njollat e ujit gëlqeror. Në parim, një acid më i fortë do të zhvendosë një acid më të dobët nga një kripë. Prandaj, acidi acetik reagon me karbonat kalciumni për të formuar acetat kalciumi dhe acidin karbonik, të cilat janë të tretshme në ujë dhe pastrohen lehtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *