Vetëm banane për 12 ditë, ja çfarë i ndodhi!

Të konsumoni vetëm një lloj ushqimi nuk është shumë e rekomandueshme, por ka disa raste, kur me përgatitje të mirë paraprake mund të vëreni ndryshime pozitive në organizëm nga diçka e tillë. Julia Tarbes është një mjeke nutricioniste dhe një trajnere motivuese, e cila vendosi të mos hante asgjë përveç banane për 12 ditë me rradhë, për të pastruar trupin. Bananet janë një frut me cilësi të lartë, të cilat edhe pse kalorike përmbajnë fruktozë, saharozë, glukozë dhe fibra. Një kombinim i tillë krijon ndjesinë e ngopjes dhe ju nuk ndjeni uri kur konsumoni banane.

Gjëja e parë që Tarbes vuri re pasi konsumoi vetëm banane për ditë më rradhë ishte një qetësim dhe lehtësim i stomakut dhe një tretje e heshtur.

Kisha ndjesinë sikur nuk kisha stomak, sepse zorrët e mia ishin shumë të qeta. Gjithashtu vura re se isha shumë e lirshme, nuk ndieja fare stres dhe kam qenë më krijuese dhe më e përqendruar, – thotë Julia.

– Për herë të parë në jetën time, dita ishte e mjaftueshme për të përfunduar të gjitha detyrimet e mia. Nuk isha e tensionuar dhe mund të përqëndrohesha në çdo detyrë.

Burri i saj, Paul iu bashkua edhe ai eksperimentit. Ata janë të dy veganë prej shumë kohësh, ndaj kanë fruta në kopshtin e tyre, kështu që nuk ishte shumë e vështirë për ta që të përgatisnin vaktet.

Përpara se të bënte ndryshime në dietën e saj, Julia kishte vuajtur nga nivele të larta të sheqerit në gjak, probleme të tretjes, kandida, depresioni, nga çekuilibri hormonal dhe nuk mund të mbetej shtatzënë për shumë vite. Pasi bëri një ndryshim radikal dhe u kthey në vegane, shëndeti i saj u përmirësua dhe ajo lindi një fëmijë. Jeta e saj pësoi një ndryshim tërësor.

Megjithatë, ju duhet të jenë shumë të kujdesshëm para se të angazhoheni për të bërë një ndryshim të tillë drastik të mënyrës së të ushqyerit.

Të gjithë njerëzit nuk reagojnë në mënyrë të barabartë dhe një eksperimet i tillë nuk mund të bëhet me çdo frut.

Për ata që kanë probleme me gjëndrën tiroide, të konsumoni për ditë me rradhë vetëm banane mund të jetë kundërproduktive, duke e reduktuar punën e saj dhe mund të keni mungesë të vitaminës B12, hekurit, zinkut dhe kalciumit, gjë që çon në anemi. Kjo dietë nuk është e rekomanduar për të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët. Por në çdo rast, para se të bëni një ndryshim radikal në dietë, është mirë që të informoni mjekun dhe dietologun.shije.al

(Visited 44 times, 1 visits today)

You may also like...