Përzierja e mrekullueshme që rigjeneron flokët tuaj

 Ky trajtim për flokët do të japë efekte të mrekullueshme, do të përmirësojë cilësinë e flokëve, do të stimulojë rritjen më të shpejtë, si dhe do t’ju ndihmojë të parandaloni humbjen e tyre.

Aplikoni këtë maskë të mrekullueshme natyrore për flokët tuaj dy herë në javë, në 6-8 javë për të rindërtuar plotësisht strukturën e flokut. Nëse është e nevojshme, mund ta përsërisni trajtimin pas 3 muajsh.

Ja si ta përgatisni atë:

Shtoni një lugë çaji mjaltë ose sheqer në një lugë çaji me qumësht të ngrohtë. Pastaj, shtoni 20 g maja të freskët, në pamundësi për ta gjetur mund të përdorni maja të thatë. Megjithatë, kini parasysh se 7 g maja e thatë është e barabartë me 40 g maja të freskët.

Më pas, lereni këtë përzierje në një vend të ngrohtë për 15-20 minuta që të rritet. Më pas, aplikojeni atë në rrënjët e flokëve të pastër dhe të lagësht. Aplikoni përzierje deri në skajet e flokëve. Këtë procedurë mund ta aplikoni edhe në flokë të palarë. Vendosni një peshqir të ngrohtë mbi flokë. Temperatura e ngrohtë që do të krijohet është optimale për rigjenerimin e flokëve. Mbajeni maskën në flokë 1 orë.

Më pas, lani flokët dhe përfitoni efekte të shkëlqyera.

Burimi: healthyfoodhouse/shëndeti.com.al

(Visited 768 times, 1 visits today)

You may also like...