Pak sodë në krevat? Ja për çfarë shërben!

Kur vjen puna për pastrimin, dyshekët nuk janë tepër të vështirë për t’u pastruar me imtësi. Domethënë, ata thjesht nuk janë të lehtë për t’u pastruar, pasi janë të mëdhenj, dhe të rëndë, si dhe të vështirë për t’u lëvizur.

Megjithatë, duke qënë se shpenzojmë një pjesë të mirë të kohës në këto dyshekë, çdo ditë, ne kemi nevojë për pastrimin e tyre të hollësishëm për të shmangur problemet shëndetësore.

Çdo dyshek përmban pluhur, i cili mund të çojë në alergji dhe astmë në 10% të njerëzve. Gjithashtu, dyshekët mund të vijnë erë të keqe me kalimin e kohës, për shkak të përthithjes së djersës të trupit gjatë natës.

Për të pastruar më së miri dyshekun mund të përdorni vakum, disa vajra esenciale dhe sodë buke!

Pastroni dyshekun me fshesë korrenti dhe me një copë të lagur me ujë të ftohtë fërkojeni mirë për të larguar të gjitha papastërtitë.

Një mënyrë tjetër është përzierja e sodës së bukës me ujë, derisa të formohet një masë homogjene. Me ndihmën e një lecke fërkoni mirë dyshekun.

(Visited 209 times, 1 visits today)

You may also like...