Mjekët bëjnë thirrje që të mos i ushqeni fëmijët tuaj me këtë lloj mishi

Prindërit gjithmonë duan ti mbrojnë fëmijët e tyre me ushqime sa më të shëndetshme, por nganjëherë ata e sakrifikojnë sigurinë për shkak të konvenimit.

Shumë njerëz preferojnë që fëmijët e tyre ti ushqejnë me “hot dog”. Sidoqoftë, një epidemiolog që ka bërë një studim 10 vjeqarë, ka gjetur se fëmijët që hanë më shumë se 12 “hot dog” në muaj rrezikohen deri në nëntë herë më shumë që të preken nga leukemia. Por kjo nuk është e gjitha, në një studim tjeter, fëmijët të cilët kanë ngrënë një ose më shumë “hot dog” kanë pasur një rrezik më të madh që të preken nga kanceri i trurit.

Studimi gjithashtu ka zbuluar se baballarët e fëmijëve që kanë ngrënë 12 ose më shumë “hot dog” në muaj, kanë rritur gjasat që tek fëmija i tyre të shprehet leukemia.

Ndërsa, sipas një studimi tjetër të realizuar nga shkencëtaret Sarusua dhe Savitz, ka dalur se edhe nënat të cilat gjatë shtatëzanisë kanë konsumuar një ose më shumë “hot dog” në javë, kanë rrezikuar që fëmijëve së tyre tua zhvillojnë tumorin në tru.

Mishi i përpunuar i kuq zakonisht përmbanë natrium, nitrate, fosfate dhe aditivë të tjerë ushqimorë, të cilët për qëllim kryesorë kanë mbrojtjen e mishit nga prishja, megjithatë këta aditive u shtojnë edhe ngjyra mishërave e që në kushte të caktuara mund të shkaktojnë kancerin.

Për tu siguruar se nuk do të konsumoni këso produktesh, sygjerohet që paraprakisht ti kontrolloni me kujdes etiketat e produkteve në dyqane dhe ti shmangi ato produkte që përmbajnë natirum, kalium apo nitrate. Gjithashtu sygjerohet që te konsumoni më shumë produkte organike pasi ato nuk përmbajnë asnjë substancë artificiale.

(Visited 240 times, 1 visits today)

You may also like...