Mask per te hequr rrudhat ne fytyre

Rrudhat janë faktori më i madh që frikësojnë pjesën më të madhe të femrave sot në botë. Edhe pse shpesh nuk e pranojmë, por rrudhat fillojnë të na bezdisin sapo nisin të bëhen të dukshme sidomos në pjesën rreth syve. Le të njihemi më tepër me to, për mënyrat e parandalimit dhe reduktimit të tyre!

1. Disa femra janë më të predispozuara të plaken më shpejt se disa të tjera…
Elastin dhe kolagjeni janë dy substancat më të rëndësishme që e mbajnë lëkurën të re. Nëse e mbroni fytyrën nga dielli, nëse nuk pini duhan apo alkool, fytyra juaj do të ketë më pak rrudha se e dikujt tjetër që qëndron në diell për një kohë të gjatë etj.

2. Duhet t’i kushtoni vëmendje lëkurës përpara se të arrini 30 vjeç
Është pak e vështirë në fakt të besohet se një ditë fytyra do plaket, kur je ende në moshë të re. Megjithatë dermatologët këshillojnë që fytyra duhet trajtuar që me fillimin e adoleshencës!

3. Dielli nxit plakjen e lëkurës
Kjo është më se e vërtetë. Këtë femra e kupton kur arrin të 40-at. Kjo është mosha kur ato femra të cilat janë ruajtur nga rrezet e diellit duken deri në 10 vjet më të reja.

4. Po kremi anti-rrudhë a funksionon vërtetë?
Funksionon. Falë përbërësve të tyre si vitamina-A, C dhe veçanërisht E, kremërat anti-rrudhë e ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës, dhe neutralizojnë efektin dëmtues të radikaleve të lira.

Ja disa nga kurat më të mira natyrale kundër rrudhave

– Në një tas përzieni një lugë gjelle vaj cilësor ulliri, një lugë gjelle lëng portokalli dhe 2 lugë gjelle djathë të grirë, deri sa të krijohet një pastë e njëtrajtshme. Aplikojeni këtë pastë në fytyrë, qafë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

– Një nga format më të thjeshta për trajtimin e çdo tipi fytyre është vendosja apo përdorimi i drejtpërdrejt i frutave në lëkurë. Për lëkurën e pahidratuar dhe me rrudha, frutat më të mira për t’u aplikuar janë kajsitë, bananet dhe pjepri. Vetë ju mund të përgatisni një maskë duke miksuar të gjitha këto fruta ose thjesht nëse nuk keni kohë, mund ta fërkoni fytyrën me një cope pjepër ose me lëkurën e kajsisë.

-Karotat janë tejet të rëndësishme për lëkurën e fytyrës suaj. Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini ne rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Një metodë tjetër efikase është dhe shplarja në mëngjes dhe në mbrëmje e lëkurës me lëng karote.

-Vaji i ullirit është një nga trajtuesit më të mirë kundër rrudhave – masazhoni fytyrën me disa pika vaj ulliri dhe do të shihni menjëherë efektet!

-Mjalti, i ëmbël në shije, dhe jetik për lëkurën, mund të përdoret i vetëm, por edhe i miksuar me vaj ulliri, fruta, kanellë etj.

– Merrni një të verdhë veze dhe shtojini 2 pika limon, aplikojeni dhe lëreni këtë maskë në fytyrë për 20 minuta. Shplajeni me ujë të ngrohtë, do të shihni që rrudhat do të reduktohen si me magji!

– Mos harroni avokadon, një frut i cili ka veti shëruese, rigjallëruese dhe ushqyese.

-Një nga trajtimet më të mira kundër rrudhave është veza. Aplikoni në fytyrë të bardhën e vezës pasi e keni rrahur mirë, mbajeni për 15 minuta dhe më pas shplajeni.

-Një tjetër metodë efektive për trajtimin e rrudhave është të përzieni dy lugë gjelle vaj ulliri me 2 lugë kos, 1/2 lugë mjaltë dhe 1/2 lugë gjelle lëng limoni. Pasi ta keni bërë një masë të njëtrajtshme, përhapeni në fytyrë me pambuk. Lëreni rreth 10 minuta dhe shplajeni.

-Aplikimi i vajit të arrës së kokosit në fytyrat me rrudha është konsideruar nga shumë femra si një nga trajtimet më të mira në kushtet e shtëpisë dhe si një nga trajtimet me më pak shpenzime. Këshillohet ta aplikoni vetëm para gjumit.

-Merrni një kokërr rrushi, ndajeni në gjysmë dhe fërkoni lëkurën e fytyrës suaj. Lëreni për 20 minuta dhe shplajeni me ujë të ngrohtë.

-Një tjetër recetë shtëpie është aplikimi i lëngut të ananasit me të mollës në fytyrë çdo ditë për 10 deri në 15 minuta. Kjo maskë ndihmon shumë për reduktimin e rrudhave.

-Gjithashtu aplikimi i lëngut të limonit disa herë gjatë ditës është shumë efektiv në mënjanimin e rrudhave.

-Për reduktimin e rrudhave këshillohet 1 lugë gjelle xhenxhefil me mjaltë, do t’i japë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe me shkëlqim.

-Gjithashtu dhe vaji i bajameve është shumë efikas anti-rrudhave.

Si të hiqni rrudhat e para dhe vijat e padëshiruara nga fytyra
Ka mënyra të ndryshme për ti larguar rrudhat e vogla dhe linjat e padëshiruara nga fytyra juaj, edhe në qoftë se ato ndodhen rreth gojës, buzëve, hundës apo ballit. Disa gra nuk janë të interesuara për këtë pasi që ato besojnë se këto linja të vogla në fytyrë reflektojnë karakterin e tyre dhe përvojën. Megjithatë, në qoftë se ka linja dhe rrudha që ju dëshironi ti largoni, ekzistojnë shumë mënyra për ti eliminuar ato. Jemi të vetëdijshëm se disa linja i tregojnë se si kemi qeshur, qarë, kemi përjetuar eksperienca të ndryshme dhe në përgjithësi kemi jetuar jetën tonë dhe me krenari do ti mbanim ato linja, disa të tjera janë për shkak të procesit të plakjes, apo zakoneve të këqija të cilat linja apo rrudha ju mund ti eliminoni. Në këtë artikull ju do të gjeni gjithçka që ju duhet të dini se si mund të hiqni rrudhat e vogla dhe vijat e padëshiruara nga fytyra juaj.

Ushtroni fytyrën tuaj – Një nga mënyrat më të mira për të hequr qafe rrudhat dhe linjat e padëshiruara, është ushtrimi i fytyrës tuaj. Mos u habisni, kjo mund të bëhet! Ashtu siç ka ushtrime për heqjen e gushës apo shtrëngim të qafës, është edhe teknika për eliminimin e linjave të vogla dhe rrudhave. Ushtrime të thjeshta si të tilla p.sh. duke hapur gojën, duke rritur lartësinë e fytyrës tuaj apo pickimin e ndjeshëm të vetullave, ju mund të hiqni linjat e vogla në vendet problematike.

Flini në shpinë  – Duke fjetur në shpinë është një tjetër mënyrë e përkryer për të hequr linjat e padëshiruara nga fytyra. Ne të gjithë e dimë se sa është gjumi i rëndësishëm në luftën kundër rrudhave dhe plakjes në përgjithësi, por është e rëndësishme edhe se si ne flejmë. Kur flini në shpinë ju nuk do të merrni ato linjat e bezdisshme nga gjumi në bark ose në një anë të cilat me kalimin e kohës mund të formohen rrudha te përhershme.

Ushqehuni shëndetshëm – Gjithashtu është e rëndësishme për të ngrënë ushqim të shëndetshëm. Të gjithë ne këtë kryesisht e dimë, por pyetja është se cili është ky ushqim? Sipas WebMD-së ushqime të caktuara mund të ndihmojnë në parandalimin e shfaqjes së rrudhave të vogla në fytyrë ose të ndihmojnë në largimin e plotë të tyre. Për shembull, peshku është i shkëlqyer, e sidomos salmon që ka shumë proteina, omega-3 dhe acide yndyrore. Pemët dhe perimet janë jetike dhe shumë efektive në luftën kundër radikaleve të lira. Soja gjithashtu është e mirë; studimet tregojnë se ajo ndihmon në luftën kundër dëmeve të shkaktuara nga dielli.

Përdorni një grup të caktuar të vitaminave – Një tjetër mënyrë efektive për të hequr linjat e vogla në fytyrë është duke marrë vitamina të caktuara. Përveç dozës së përditshme të vitaminave mund të merrni vitamina të caktuara që mund të ndihmojnë lëkurën tuaj. Aty janë veçanërisht të rëndësishme vitamina A dhe D, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e rrudhave dhe linjave të vogla në fytyrë. Mund të blini edhe kremërat për hidratim që përmbajnë këto vitamina apo krema që ​​përmbajnë vetëm vitamina të cilat juve ju nevojiten.
Pini kakao – Nëse ju pëlqen çokollata, por në të njëjtën kohë dëshironi që të hiqni qafe rrudhat dhe linjat e vogla në fytyrë, ne kemi lajme të mrekullueshme për ju! WebMD thekson se disa studime tregojnë se kakao përmban flavonols të rëndësishme, të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin dhe lagështinë e fytyrës tuaj, dhe më e rëndësishmja, ajo e mbron atë nga dielli. Pra, mos u brengosni në qoftë se e pini një filxhan kakao për mëngjes ose para se të shkoni për të fjetur.

Bëhuni e butë me lëkurën tuaj – Është shumë e rëndësishme që të jeni e butë me lëkurën tuaj, dhe këtu janë disa mënyra për të bërë atë. Çfarë është më e rëndësishme është që gjithmonë të bëjmë hidratimin e lëkurës. Mbajtja e lëkurës të butë dhe me lagështi është një mënyrë e sigurtë për të parandaluar dhe reduktuar rrudhat dhe vijat e padëshiruara në fytyrë. Gjithashtu, mos e teproni me pastrimin e fytyrës, sepse në këtë mënyrë ju mund ta thani më shumë lëkurën, duke shkaktuar më shumë rrudha dhe linja të vogla. Dhe në fund mbyllja e shpeshtë e syve shkakton rrudha dhe linja në fytyrë, prandaj në qoftë se ju bëni shpesh me sy, do të ishte e këshillueshme për të vizituar një okulist!

(Visited 770 times, 1 visits today)

You may also like...