Lëngu që ndryshon jetën tuaj për 2 muaj. Ja si ta përgatisni!

Shkencëtarët nga Universiteti i Tajvanit morrën vendim për të kryer një eksperiment. Ky eksperiment përfshinte femra të moshës, peshës, origjinës të ndryshme të cilat pinë një gotë (250ml) lëng domate çdo ditë, gjatë një periudhe prej 2 muajsh.

Specialistët janë habitur nga rezultatet. Femrat patën reduktim të ndjeshëm të peshës e cila lidhet me eliminimin e shpejtë e depozitave yndyrore.

“Gratë të cilat kanë qënë pjesë e eksperimentit nuk ndryshuan zakonet e të ushqyerit, zbuluan shkencëtarët.

Ajo që u vu re përveç reduktimit të peshës ishte ulja e nivelit të kolesterolit në gjak.

Për më tepër, shqyrtimi ka treguar se një gotë me lëng domate çdo ditë, mund të mbrojë sistemin imunitar nga sëmundje koronare dhe të ulë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve. Po ashtu, kjo pije mund të ndihmojë me problemet e tretjes, eliminimin e lëngjeve, siguron mirëqenien e zemrës dhe shmang sëmundjen e pankreasit, mushkërive, mëlçisë si dhe sëmundjet e fshikëzës urinare.

Për më tepër, lëngu i domates është i pasur me kalcium, kalium, proteina bimore,karbohidrate dhe vitaminë C. Prandaj duhet ta përfshini këtë lëng të mrekullueshëm në ditën tuaj çdo ditë.

Udhëzime:

Hiqni lëkurën e domates dhe lajeni në ujë të ftohtë. Vendoseni në blender, shtoni kripë dhe sheqer. Mbajeni në një enë të pastruar qelqi dhe të mbylleni mirë.

Burimi:healthyandweightlos/ shendeti.com.al

(Visited 379 times, 1 visits today)

You may also like...