Jeni djegur? Ja këshillat si të veproni

Të gjithëve na ka ndodhur në një moment të caktuar të jemi treguar të pakujdesshëm dhe të na ketë ndodhur ndonjë incident. Nëse do të përmendnim ambientin e kuzhinës shumë do të thonë: “Eh sa herë jemi djegur tek tigani, soba apo me ndonjë pikë vaj”.

Gjëra të tilla, nëse mund t’i quajmë të parrezikshme për jetën tonë, mund t’i ndodhin kujtdo, por jo të gjithë janë të përgatitur ndaj ne do të ndajmë me ju informacione të rëndësishme si të veproni në raste djegiesh.

Freskoni djegien sa më shpejtë të jetë e mundur me ujë të rrjedhshëm të ftohtë ose të vakët.

Largoni rrobat apo bizhuteritë nëse nuk janë ngjitur në lëkurë, vendosni një rrobë të njomë, kompresa pasi keni freskuar djegien, mos i çani flluskat e shkaktuara nga djegia, mos e lyeni me asnjë krem nëse nuk e dini që është posaçërisht për djegie.

(Visited 109 times, 1 visits today)

You may also like...