Ja ushqimet që ju fryjnë barkun. Kujdes, disa i konsumoni çdo ditë!

Fryrja ndodh kur barku zmadhohet pasi konsumoni një vakt. Kjo shkaktohet zakonisht nga problemet e tretjes.

Fryrja është shumë e zakonshme. Rreth 16-30% e njerëzve thonë se e përjetojnë  rregullisht. Edhe pse fryrja mund të jetë shenjë e një gjendje të rëndë shëndetësore, ajo zakonisht shkaktohet nga një ushqim i gabuar në dietë. Për shembull, nuk e dini se rreth 75% e popullsisë së botës është intolerante ndaj laktozës. Nëse vuani nga ky problem, qumështi mund të shkaktojë probleme të mëdha me tretjen, duke përfshirë fryrje, gazra dhe diarre.

Disa ushqime, duke u tretur, lirojnë sheqernat që janë ushqim për bakteret në stomak. Nëse keni ekuilibër të mirë të baktereve, nuk do të shkaktojnë probleme, megjithatë bakteret mund të reagojnë duke shkaktuar gazra, fryrje, etj.

Ja lista e ushqimeve që nuk duhet të konsumoni nëse keni probleme me stomakun dhe fryrjen:

  • Fasule
  • Thjerrëza
  • Pije të gazuara
  • Grurë
  • Brokoli
  • Qepë
  • Elb
  • Thekër
  • Produktet e qumështit
  • Mollë
  • Hudhër
  • Birrë
(Visited 1,326 times, 2 visits today)

You may also like...