Eksperti në helmimet ushqimore zbulon 6 ushqimet nuk i ha kurrë

Disa prej këtyre ushqimeve që i hamë edhe rregullisht, duhet të shmangen, thotë një ekspert në fushën e helmimeve nga ushqimi.

William Marler, një avokat që ka shpenzuar më shumë se 20 vite duke punuar me padi për helmimet nga ushqimi, thotë se ai vetë nuk i fut në gojë.

Marler është partner i një firme ligjore, e specializuar si një emër në fushën e sigurisë së ushqimeve.

Mediat thonë se ai është ndoshta avokati më i shquar në botë në këtë drejtim.

Amerikani, në një shkrim të publikuar nga ‘Food Poison Journal’, zbulon gjashtë ushqime që nuk i ha kurrë:

-Goca deti të papërpunuara

Marler thotë se ka parë kaq shumë sëmundje që lidhen me këtë butak të detit në vitet e fundit, sa thotë se fajtor mund të jenë ujërat e ngrohta. Sipas tij, nëse ka baktere në ujë, ato futen në sistemin e këtyre molusqeve.

-Frutat dhe perimet e para-lara dhe prera

Ai thotë se duhen evituar këto fruta e perime. Marler shton se sa më shumë të trajtohet dhe përpunohet ushqimi, aq më shumë shtohen shanset që të jetë i prishur. Ai blen ushqime të palara dhe të paprera, në sasi të vogla, dhe i konsumon brenda tre ose katër ditësh, duke reduktuar rrezikun e listerisë, një bakter vdekjeprurës që rritet në temperatura frigoriferike.

-Lakrat e papërpunuara

Lakrat e papërpunuara ose të gatuara pak, lidhen me 30 shpërthime bakteriale, mes tyre salmonela dhe E.coli. “Ka pasur kaq shumë shpërthime epidemish nga lakra, sa ky është një produkt që nuk e ha kurrë,” thotë Marler.

-Mish i papërpunuar

Marler thotë se gjithmonë në restorante porosit që mishi i tij të jetë pjekur ose zier sa më mirë. Ai thotë se nëse bakteret janë në sipërfaqe, mund të jenë edhe në brendësi të mishit.

-Vezët e pagatuara

Marler thotë: “Unë mendoj se rreziku i kontaminimit me vezë sot është shumë më i ulët se 20 vjet më parë për salmonelën, por sërish i konsumoj vezët të gatuara mirë”.

-Qumështi dhe lëngjet e pa-pasterizuara

Ndonjëherë njerëzit preferojnë që qumështi të jetë sa më i “gjallë”. Por ai mund të jetë i kontaminuar me baktere, viruse ose parazitë. Shmangia e pasterizimit është një rrezik për shëndetin tonë./mapo/

(Visited 54 times, 1 visits today)

You may also like...