Disa këshilla për të larguar erën e hudhrës dhe qepës

Për të shpëtuar nga era e keqe që të lënë hudhrat dhe qepa në gojë, pasi i keni konsumuar, ka disa mënyra shumë të thjeshta, të cilat mund t’i aplikoni me lehtësi dhe të keni rezultatet e dëshiruara. Ne po i rendisim më poshtë…
Shpërlani gojën me mustardë. Prisni një minutë përpara se ta nxirrni sërish. Pastaj mbushni një lugë dhe kalojeni poshtë, në mënyrë që të mbërrijë deri në stomak, duke eliminuar erën që në origjinë.

Përpiquni të konsumoni ushqime me mente, për të freskuar erën e gojës. Edhe çamçakëzët me kanellë, ose mente ndihmojnë veçanërisht për të freskuar gojën.

Konsumoni shumë lëngje. Çaji i gjelbër, limonada dhe uji ndihmojnë për të eliminuar erërat e këqija nga goja.

Pini një gotë vodka. Edhe alkooli mund të vrasë bakteret e pranishme në pjesën e gojës. Vodka është veçanërisht efikase, sepse nuk lë asnjë shije pas.

Mos harroni të lani dhëmbët pasi hani qepë ose hudhra. Kjo është e vetmja mënyrë e sigurt për të pastruar gojën dhe për të larguar sado pak erën e keqe. /a.s/noa.al/

(Visited 191 times, 1 visits today)

You may also like...