Cfarë të hani e të pini që të hiqni toksinat nga trupi dhe të përshpejtoni metabolizmin

Dëshironi të dukeni dhe të ndiheni më mirë? Me detoksifikim do ta arrini këtë, do të keni më shumë energji dhe natyrisht pra do të ndiheni shkëlqyeshëm! Detoksifikimi largon helmet e dëmshme dhe papastërtitë nga trupi të cilat nëse qëndrojnë në organizmin tonë mund të jenë shumë të rrezikshme. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë që ta arrini këtë gjë.

– Pini shumë ujë: Uji ndihmon të largoni toksinat nga trupi. Pini të paktën tetë gota ujë në ditë. Provoni të shmangni kafeinën, alkoolin dhe pijet e gazuara joalkoolike. Zëvendësojini të gjitha këto pije me ujë, kuptohet nëse dëshironi që të mos keni probleme me shëndetin.

– Mos hani asgjë një herë në muaj: Pini vetëm ujë, lëngje natyrale frutash apo lëng perimesh. Kjo i ndihmon trupit që të pushojë. Por, mos “agjëroni” kurrë nëse më parë nuk jeni konsultuar me mjekun, pasi që ky veprim mund të jetë shumë i dëmshëm.

– Hani sa më shumë fibra: Ushqimi i pasur me fibra do të pastrojë zorrën e trashë. E rëndësishme është që rregullisht t’i pastroni zorrët, sepse në këtë mënyrë do t’i largoni të gjithë materiet e dëmshme nga organizmi dhe do ta lehtësoni punën e këtij organi të rëndësishëm.

– Pastroni mëlçinë: Pemët që kanë shije të ithët, si limoni apo grejfruti janë të dobishme për pastrimin e mëlçisë. Këto pemë ndihmojnë që të parandalohet përhapja e toksinave edhe në pjesët e tjera të trupit.

– Hani fara kungulli: Farat e kungullit do të ndihmojnë që trupi të pastrohet në mënyrë të natyrshme nga parazitët dhe toksinat e tjera të dëmshme. Por, duhet të keni kujdes mos ta teproni me ngrënien e tyre sepse në këtë rast mund të sjell probleme të paparashikuara për shëndetin.

– Bëni ushtrime: Ushtrimet trupore jo vetëm që ngrenë temperaturën e trupit dhe rrisin furnizimin me oksigjen, por edhe djersitja gjatë kohës së ushtrimeve çliron trupin nga toksinat. Nëse nuk keni mundësi që të shkoni në palestër, do të ishte mirë që ushtrime të bëni dy herë në ditë, në mëngjes kur të zgjoheni dhe në mbrëmje para se të flini.

– Shmangni konsumimin e duhanit: Të gjithë produktet e duhanit janë helme dhe të dëmshme për shëndetin tuaj. Pirja e duhanit shkakton plakjen e parakohshme dhe sëmundjet dhe për këtë duhet ta shmangni atë sa më parë që të jetë e mundur.

– Pemë dhe perime: Tentoni të hani sa më shumë pemë, perime, frutat arrore, fara, bimë bishtajore. Hani pra sa më shumë ushqime të tilla, dhe më pak produkte të qumështit, grurë dhe karbohidrate të rafinuara. Shmangni ushqimin e shpejtë dhe të pashëndetshëm./© ZËRI.INFO

(Visited 128 times, 1 visits today)

You may also like...