6 menyra se si tju ze gjumi shpejt

Ha Banane Para Gjumi
Banana eshte burim i mrekullueshem natyral i melatoninit, hormonit te gjumit, e gjithashtu edhe tryptophan. Natyrisht tradita e vjeter a nje gote qumesht te ngrohet eshte gjithashtu e mire sepse edhe qumeshti eshte burim i mire i tryptophan e keshtu ndihmon qe te besh gjume te mire.
Bej Dush Te Ngrohte 90 deri 120 Minuta Para Gjumi Nje studimi i publikuar ne revisten “Sleep” (Gjumi), se grate qe vuanin nga pagjumsia e te cilat benin dush ne kete kohe (me uje te ngrohte deri ne 40°C), gjumin e benin shume me te mire ate nate. Dushi rriste temperaturen baze te trupit e cila me pas binte shpejt pasi dilnin nga dushi, keshtu duke pergatitur ato per gjume.

Me Pizhame Apo i Zhveshur?
Pergjigja eshte me pizhame. Lekura e ngrohet ndihmon ne ngadalesimin e qarkullimit te gjakut keshtu duke ulur temperaturen e trupit e pergjithesisht kontribuon drejt nje gjumi te thelle. Por mos e tepro sepse me kalimin e nates trupi juaj kalon neper disa cikle ftohet-nxehte, keshtu pra te duhen pizhamet, garpafet dhe mbulesat qe te t’i kalosh keto ndryshime.
Pastro Dhomen e Gjumit dhe Ngjyrose me te Gjelber Hiri Se pari largo mbeturinat, gjerat e panevojshme nga dhoma e gjumit sepse te pengojne qe te besh gjume te thelle, e me pas ngjyrose me ngjyre te bute qetesuese. Ngjyrat e buta qetesuese te perkujtojne gjumin e keshtu te qetesojne posa te shtrihesh duke lexuar apo duke u pergatitur per te fjetur.

Bej Vetvetes Masazh
Ngadale leviz majat e gishtave rreth syve duke bere levizje te ngadalshme rrethore. Pas nje minute leviz poshte te goja dhe prape pas koke. Vazhdo keshtu poshte trupit derisa ndjene se je gati per te fjetur. Nje opsion tjeter: pyet gruan/burrin tuaj qe te te bej masazh dhe beni masazh njeri tjetrin here pas here per gjume te rehatshem dhe te thelle.

Sperkat Qarpafet dhe Mbulesat e Jastekut Sapo te Lare Me Uje Te Livandes
Pastaj hekurosi para se te vendosesh ne shtrat. Shkencerisht eshte vertetuar se kjo arome eshte qetesuese (relaksuese), dhe puna e perseritshme e hekurosjes te zbute dhe qeteson ty. Gjithashtu mund te vendosesh ujin me livande ne nje sperkates parfumesh dhe sperkat shtratin tuaj pak para se te biesh per te fjetur.

(Visited 174 times, 1 visits today)

You may also like...