3 helmet më të rrezikshme që i mbajmë në shtëpi

Prandaj, është mirë që ti shmangemi ose të kufizojmë përdorimin e artikujve që përmbajnë këto kemikalie dhe bashkëdyzuime të dëmshme.

Bisfenol A
Ku gjendet: Është pjesë përbërëse e konservave-kutive plastike ku e ruajmë ushqimin dhe përdoret edhe për prodhimet e shisheve të plasmasit dhe artikujve të tjerë nga ky material. Pasojat e dëmshme: Ky bashkëdyzim kimik vështërson funkcionimin e gjandrrave endokrine, ndërsa në trup ka ndikim të ngjashëm posikur hormoni estrogen që mund të shkaktojë pubertet të parakohshëm, probleme me pjellshmërinë por edhe të shkaktojë çrregullimi në funkcionimin e zemrës.
Si ti shmangemi: Ushqehuni me ushqim të shëndoshë, ushqim të freskët dhe ushqim organik dhe kufizoni përdorimin e ushqimit dhe pijeve nga enët e plastikës-plasmasit

“Pllastika-plasmasi dhe ushqimi i konservuar përmbajnë bisafenol që është i dëmshëm për pjellshmërinë e femrave.”

Plumbi
Ku gjendet: Ndotësi më i madh me plumb janë bojërat dhe ngjyrat për mure në baza metali por mund të gjendet edhe në ujë që nuk është filtruar sa e si duhet ose kalon nëpër tubacione të vjetra dhe të ndryshkura.
Špasojat e dëmshme: Plumbi është toksin që vështorë filtrohet nga organizmi dhe mund të shkaktojë probleme. E zmadhon nivelin e hormonit kortizol në organizëm që më së shumti sekreton në situata stresi.
Si ti shmangemi: Ushqehuni me ushqim të shëndoshë organik dhe pini ujë të filtruar. Nëse renovoni shtëpinë, mos harroni ta renovoni edhe tubacionin e ujit.

“Përmirësoni hidro-instalimet në shtëpi sepse nga nga pipat dhe gypat e ndryshkura munden të dalin metale të dëmshme siç është plumbi. ”

Zhiva
Ku gjendet: Zhiva është nusprodukt i industrisë së rëndë që mund të gjindet në një numër të madh të peshqve dhe frutave të detit..
Pasojat e dëmshme: Sasi të mëdha të zhivës në organizëm ndikojnë në ciklin menstrual tek femrat dhe ovulacionin e tyre, por dëmtojnë edhe qelizat e pankreasit që prodhon inzulin dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Si ti shmangemi: Mos hezitoni të ushqeheni me peshq dhe fruta deti, por zgjidhni peshq më të vegjël si p.sh sardelet. Sa më i vogël është peshku edhe mundësia është më e vogël për apsorpcimin e këtij metali.

(Visited 51 times, 1 visits today)

You may also like...